Berisha: Emergjencat, masa per zhbllokimin e rrugeve

19/02/2009 13:55

Kryeministri Berisha i ka kerkuar Shtabit te Emergjencave Civile, qe te marre te gjitha masat per te bere te kalueshme akset kryesore te vendit.

Kreu i qeverise ka terhequr gjithashtu vemendjen per te mundesuar komunikimin e komunave te bllokuara me akset kombetare, ne nje kohe kur shume komuna te vendit kane mbetur te izoluara nga debore.

Berisha ka kerkuar te mos mungoje asistenca mjekesore, ne rast nevoje.

Ne nje njoftim te zyres se shtypit prane kryeministrit, thuhet se kreu i ekzekutivit po ndjek me vemendje situaten e renduar nga reshjet ne shume zona ne veri dhe jug te vendit.

Top Channel