Pavaresia festohet edhe ne Tirane

18/02/2009 02:20

Fteses se Ambasades se Kosoves ne Tirane iu pergjigjen “prezent” nje numer i konsiderueshem te ftuarish, tere klasa politike, trupi diplomatik i akredituar ne Tirane, mes te cileve ambasadori Uidhers afishonte me krenari stemen e republikes kosovare, si edhe njerez te artit dhe letrave.

Nje rast i mire per ambasadorin e Kosoves, qe t’u kujtonte te pranishmeve, se Kosova ka ende nevoje per mbeshtetje per te qene anetare e denje e komunitetit nderkombetar.

Per presidentin e Republikes, Bamir Topi, Kosova ishte shpresa e nje Ballkani te ringjallur.

Ne te njejten linje ishte edhe ambasadori Uidhers. Duke iu referuar ministrit te Jashtem britanik Sir Eduard Grey, i cili ne prag te luftes se  pare boterore thoshte se dritat u shuan ne Europe per te mos i pare me te ndricojne.

Top Channel