“Dosjet”, ish-te perndjekurit: Padi ne Strasburg

18/02/2009 17:45

Vendimi i Gjykates Kushtetuese per pezullimin e zbatimit te Ligjit te Lustracionit do te ankimohet ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg nga nje grup ish-te perndjekurish politike.

Deklarata e Insitutit te te perndjekurve politike u mbajt ne menyre simbolike nga Bedri Blloshmi, vellai i poetit te pushkatuar, Vilson Blloshmi.

“Jemi te zhgenjyer dhe te irrituar nga vendimi. Nje grup avokatesh nga me te miret po punojne per Strasburgun. Ne nuk lejojme qe te drejtat tona te shkelen nga Fehmi Abdiu dhe Partia e Punes, sot Partia Socialiste, qe i jane rikthyer luftes se klasave”, u shpreh Blloshmi.

Keta ish- te perndjekur reaguan ashper ndaj anetareve te Gjykates Kushtetuese qe moren vendimin dhe paralajmeruan nje proteste, sic thane ata paqesore perpara Gjykates Kushtetuese.

“Vendimi eshte marre nga gjyqtare qe sot duhet te kishin dale para drejesise. Ju bejme thirrje javen e ardhshme te merrni pjese ne nje proteste paqesore”, u shpreh me tej Blloshmi.

Top Channel