Rama dhe stafi i bashkise, dhurojne gjak

17/02/2009 11:25

Kryebashkiaku Edi Rama dhe stafi i tij iu bashkuan aksionit te “Kryqit te Kuq Shqiptar” dhe “Qendres Kombetare te Transfuzionit te Gjakut” duke u bere pjese e iniciatives ‘Duke dhuruar gjak, shpetoni jete’.

Ne ambientet e Bashkise se Tiranes, Rama dhe punonjesit e tij dhuruan gjak duke ndihmuar keshtu personat ne nevoje e sidomos femijet.

Nepermjet dhurimit vullnetar te gjakut, Bashkia e Tiranes synon te sensibilizoje opinionin publik per kete akt human ne ndihme te te semureve qe kane nevoje per gjak.        

Top Channel