Procesi i leternjoftimeve, PS: S’ka transparence

17/02/2009 16:35

Partia Socialiste po mban ne fokusin te debatit politike nje nga elementet me te rendesishem per mbajtjen e zgjedhjeve te 28 qershorit, procesin e pajisjes se shtetasve me leternjoftime.

Shqetesimi i pare ka lidhje me mungesen e transparences ne lidhje me shperndarjen e tyre.

Dyshimin e saj per seriozitetin e qeverise ne lidhje me procesin e pasjijes se shtetasve me leternjoftime, Partia Socialiste e lidh edhe me refuzimin sipas opozites qe maxhoranca i ben propozimit te saj per ngritjen  e komisionit ad hoc per monitorimin e ketij procesi.
 
Standartet e zgjedhjeve politike te 28 qershorit sipas Brukselit jane nje kusht i rendesishem per Shqiperine dhe proceset integruese te saj dhe ky kusht vjen natyrshem ne nje vend qe ende nuk eshte ndare nga proceset manipuluese te zgjedhjeve.

Top Channel