NATO, perfundon ratifikimi i protokollit

17/02/2009 17:35

Per shqiptaret data 17 shkurt nuk do te mbahet mend vetem si dita e pavaresise se Kosoves, por edhe si dita kur vendet anetare te NATO-s perfunduan ratifikimin e protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut.

Sot, rreth ores 14, senati i Holandes miratoi protokollin e anetaresimit dhe pas pak minutash votimi pritet te nise edhe ne Parlamentin e Greqise.

Me miratimin sot pasdite ne Parlamentin grek shenohet edhe fundi i procesit te ratifikimit te protokollit nga te 26 vendet anetare te NATO-s, nje proces qe eshte mbyllur ne kohe rekord, vetem 6 muaj pasi u firmos ne Bruksel protokolli i pranimit.

Kjo do te thote se tashme anetaresimi i Shqiperise dhe Kroacise ne NATO eshte nje ceshtje formale, qe pritet te zyrtarizohet ne samitin e Strasburgut me 3 prill te ketij viti.

Perpara se kjo te ndodhe mbeten edhe dy hapa formale, e para miratimi i protokollit nga Shqiperia dhe e dyta depozitimi i te gjitha dokumentave ne Departamentin e Shtetit ne Uashington.

Top Channel