Korce, ekzekutohet 47 vjecari

17/02/2009 15:05

Nje vrasje e tipit mafioz ka ndodhur ne mesdite ne nje nga lagjet e qendres se qytetit te Korces.

Atentati i ndodhur ne Korce duket se eshte importuar nga Pogradeci nga ku ka ardhur edhe viktima, qe sipas policise eshte vrare ne nje prite.

Avni Hoxha 47 vjec, nga Starova e Pogradecit mendohet se eshte ndjekur nga persona ende te paindetifikuar per ta ekzekutuar. Viktima eshte qelluar me pistotele duke zbrazur te pakten 7 plumba ne drejtim te tij nderkohe qe viktima ka qene ne timon.

Sipas policise 47-vjecari ka lene vajzen e tij te martuar ne kete lagje dhe pasi ka dale nga shtepia e dhendrit ka hipur ne makine, por pa marre mire kthesen ai eshte qelluar. Me pas ai eshte perplasur me mjetin qe ka devijuar pas murit te nje shtepie.

 47- vjecari Avni Hoxha eshte transportuar drejt spitalit ku dhe ka vdekur disa minuta pas mberritjes se tij. Policia qe po heton kete ngjarje ka thene se autori i ngjarjes ka qene kembesor.

Top Channel