Itali, shpetoi te moshuarin, shqiptari merr lejen e qendrimit

17/02/2009 10:15

Leje qendrimi ne Itali per motive humanitare. Fundi i lumtur per nje shqiptar te Kosoves, erdhi pasi arriti te shpetoje nje te moshuar, i cili kishte perfunduar ne nje perrua.

Ne momentin kur do t’i jepnin cmimin, organizatoret zbuluan se i riu ishte nje emigrant pa dokumenta te rregullta ne Itali, madje i kishte mberritur edhe fleta ku i kerkohej largimi prej territorit te ketij vendi.

29-vjecari jeton dhe punon prej tre vjetesh ne Alto Adige dhe pasi kreu gjestin humanitar tani mund te shijoje edhe qendrimin e tij ne shtetin italian me dokumenta te rregullta.

Top Channel