Fazllic serish ne Prokurori

17/02/2009 15:35

Damir Fazllic ka qene per here te dyte brenda 24 oresh ne Prokurorine e Tiranes, per t’u njohur me deklarimet e tij te dhena nje dite me pare ne prokurorine e Tiranes, por kete radhe ne gjuhen angleze.

Mesditen e se henes ai iu nenshtrua serise se pyetjeve qe grupi i prokuroreve ka patur ndaj tij, ne lidhje me dyshimet e ngritura per evazion fiskal dhe pastrim te parave.

I shoqeruar edhe nga avokati i tij mbrojtjes, Fazllic, per te pakten 60 minuta ka qene ne zyren e prokuroreve Dritan Reshka e Besnik Cani, dhe pas daljes nga prokuroria deklaroi se ka hedhur firmen ne deklarimet e tij, por ai nuk ka sqaruar asgje ne lidhje me ato per cfare eshte pyetur ne prokurori. Madje eshte munduar te evitoje gazetaret me nervozizem.

Nderkohe qe zyrtarisht Prokuroria e Tiranes nuk bene te ditur asgje ne lidhje me hetimet, nese do te akuzohet biznesmeni apo jo.

Damir Fazllic, biznesmeni serbo-boshnjak u paraqit per here te pare ne Prokurorine e Tiranes, mesditen e se henes ku deklaroi se, kishte pranuar ftesen e ketij organi akuze pas kerkeses qe Prokuroria e Pergjithshme kishte depozituar ne Ministrine e Drejtesise. Fazllic eshte duke u hetuar nga prokuroria e kryeqytetit per disa transaksione bankare, blerje pronash si edhe per disa shoqeri aksionere qe dyshohen te jene te parregullta.

Top Channel