Bizneset ndihmojne ne mbjelljen e fidaneve

17/02/2009 18:10

Iniciativa e bashkise se Tiranes “nje qytetar nje peme” ka gjetur mbeshtetjen e disa bizneseve dhe qytetareve te Tiranes.

Mjaft rruge kryesore te kryeqyetit po gjelberohen ne saje te kesaj inciative dhe ndergjegjes se qytetareve per te pasur neser nje qytet me te paster dhe cilesi te ajrit me te mire.

“Dua ta them para gjithe kryeqytetasve, se mbeshtetjet e sipermarrjeve ndaj institucionit tone po rriten dhe se shpejti do te mbillen peme ne te gjitha hapesirat ne qendrat e banimit”, ka deklaruar kryebashkiaku Edi Rama.

Kryetari i bashkise se Tiranes tha se, “nje qytetar nje peme” eshte menyra me e mire per te ndihmuar qytetin ne pastrimin e ajrit, uljes se ndotjes dhe krijimin e nje mjedisi sa me te shendetshem.

Kjo iniciative, tha Rama, shume shpejt do te shperndahet per te gjithe qytetet e Shqiperise.

Top Channel