Tirane, perfundon marrja ne pyetje e Fazllic

16/02/2009 18:30

Damir Fazllic eshte paraqitur ne prokurorine e Tiranes per t’i dhene shpjegime grupit te prokuroreve qe heton ne lidhje me akuzen e ngritur ndaj tij per evasion fiskal ne Shqiperi, si edhe per vepren penale te pastrimit te parave.

Fazllic eshte pyetur nga prokuroret e ceshtjes per me teper se tre ore me rradhe dhe ka deklaruar pas daljes nga ambientet e prokurorise se Tiranes, se nuk kishte asnje problem me drejtesine shqiptare.

“Vetem nje deklarate te shkurter: E kam thene se respektoj cdo institucion te Shqiperise. Prokurorja e pergjithshme me kerkoi t’u pergjigjesha disa pyetjeve dhe e bera kete”, eshte shprehur Fazllic.

Biznesmeni boshnjak eshte protagonist i nje sere proceseve hetimore ne Shqiperi, ku perfshihet jo vetem dyshimi per kryerjen e veprave penale, por edhe ajo e perfitimit te pronave ne menyre te paligjshme.

Pronat e Fazllic vazhdojne te jene te bllokuara nga prokuroria e Tiranes deri ne nje vendim te ri te Gjykates se Apelit, te ciles do t’i duhet te vendose nese jane perfituar ne menyre te padrejte apo jo.

Top Channel