Pushohet ceshtja ndaj dy te rinjve nga Tepelena

16/02/2009 09:55

Pushohet ceshtja gjyqesore ndaj dy te rinjve nga fshati Toc i Tepelenes, Luan Halili dhe Orgen Hasanbegaj.

Ata ishin arrestuar gjate nje proteste paqesore kunder kryetarit te bashkise se Himares, Vasil Bollano dhe prefektit te qarkut te Gjirokastres, Spiro Ksera. Gjykata e Gjirokastres i shpalli te pafajshem dhe arriti ne perfundimin se protesta e dy te rinjve nuk ka shkelur ligjin per tubimet.

Dy te rinjte nacionaliste u gjykuan prej disa kohesh per akuzen e tubimeve te paligjshme, ndersa nje seri protestash u zhvilluan ne sheshin qendror te Tepelenes, ku qindra mbeshtetes kerkuan lirimin e tyre. Protesta u cilesua si mbrojtje e dinjitetit kombetar. Ne tubimet per lirimin e dy djemve u bashkuan disa here edhe drejtues te levizjes G99.

 

Top Channel