Pavaresia e Kosoves, Topi mesazh Sejdiut

16/02/2009 17:55

Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, në të cilin i shpreh urimet më të përzemërta me rastin e përvjetorit të parë të Ditës së Pavarësisë.

Sipas Presidentit Topi, përgjatë një viti, Republika e Kosovës dëshmoi bindshëm angazhimin serioz politik dhe vizionin euroatlantik për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik dhe sovran, të lirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e saj.

Sipas Presidentit Topi, ditëlindja e parë e shtetit të Kosovës përforcon besimin dhe mbështetjen e miqve që përkrahën me të drejtë aspiratën historike të popullit të Kosovës, për të jetuar në një shtet të lirë, demokratik e të mëvetësuar.

Top Channel