“Dosjet”, Bumci: Do te vazhdojme misionin historik

16/02/2009 17:35

Deputetet demokrate jane te vendosur qe te denojne krimet e diktatures komuniste me te vjeter ne Evrope, qe mbajti Shqiperine te mberthyer per dekada me radhe.

Zedhenesi i grupit kuvendor demokrat, Aldo Bumci, theksoi se misioni historik i nisur prej 1995 do te vazhdoje, pasi forca politike qe perfaqeson ka identitet politik.

Edhe pse ka folur me tone te ashpra ndaj te majtes dhe liderit te Partise Socialiste, zedhenesi Bumci ka shtuar se do te vazhdoje puna per te ndeshkuar deri ne fund zyrtaret e larte te lidhur me krimet e se shkuares.

Tashme qeveria e drejtuar nga Berisha edhe pse nuk ka qene dakord me pezullimin e ligjit te dosjeve nga Gjykata Kushtetuese, eshte terhequr dhe ka pranuar qendrimin e organit te larte te shtetit.

Top Channel