“Dosjet”, Berisha i ashper me Kushtetuesen

16/02/2009 15:10

Ashtu sic edhe pritej kryeministri Berisha, i cili e kishte quajtur Ligjin e Lustracionit nje mision historik te partise se tij, ka reaguar me tone te ashpra si ndaj gjykatesve sipas tij te lidhur me te shkuaren. (UPDATE)

“Anetaret e Gjykates Kushtetuese i lejuan vetes te marrin vendim ne konflikt te hapur me interesat. Gjykata Kushtetuese dhunoi nje parim te etikes, theu ligjin e saj organik qe nuk i lejon gjykatesit te veprojne ne konflikt interesi. Ne kete vendim kane patur rol kryesor ata qe kane patur probleme te medha me krimet e shkuara. Sot u vendos nje antistandart”, u shpreh Berisha.

Surpriza ne reagimin e kryeministrit nuk kishte as per akuzat kunder kreut te Partise Socialiste, Edi Rama

“Partia Socialiste tregoi se edhe 18 vjet pas nderrimit te emrit eshte e njejta force politike. Prapa ketij vendimi eshte Edi Rama, avokati i krimeve te komunizmit dhe pinjoll i arkivave”, u shpreh Berisha.

Por, sic ishte vene re se fundmi, pas deklaratave te forta kundershtuese te faktorit nderkombetar per Ligjin e Lustracionit, ne reagimin e ashper te kryeministrit Berisha, nuk kishte surpriza as per gatishmerine ne zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese.

“Jemi te detyruar per shkak te parimeve te shtetit ligjor qe vendimin ta marrim parasysh. Qeveria nuk mund t’i lejoje vetes te dale mbi Gjykaten”, u shpreh Berisha.

Top Channel