Pakistan, talebanet lirojne pengun kinez

15/02/2009 10:55

Talebanet pakistaneze kane liruar nje inxhinier kinez, pasi e mbajten peng per me shume se pese muaj.

Lajmin e ka bere te ditur per mediat nderkombetare zedhenesi i guerrilasve, Muslim Khan, i cili ka shtuar se pengu eshte ne gjendje te mire shendetesore.

Inxhinieri u rrembye bashke me nje kolegun e tij, edhe ai kinez, si dhe me dy pakistaneze, njeri shofer dhe tjetri truproje, te cilet jane liruar nga forcat e sigurise 7 jave me pare.

Top Channel