Sanksionet per kartat, i arrestuari, viktima e pare

14/02/2009 16:35

Ai qe me shume gjasa mund te jete viktima e pare e sanksioneve ne fuqi per mos aplikimin per leternjoftimin e ri, eshte nje shtetas i arrestuar me 4 shkurt, nen akuzen e mbajtjes se ambjenteve per ushtrim prostitucioni.

Avokati i tij, Jordan Daci i ka kerkuar Gjykates se Tiranes venien ne dispozicion te nje kopje te vendimit per masen e sigurise, gje qe sekretaria e gjykates refuzon ta beje me argumentin e meposhtem.

“Bazuar ne urdhrin e ministrit te Drejtesise, krahas kerkeses tuaj duhet te paraqitej ne gjykate edhe kopja e pasaportes S.SH. ose vertetim i aplikimit per leternjoftim. Ne rastin konkret ky shtetas nuk disponon nje pasaporte dhe as nuk ka aplikuar per leternjoftim, prandaj nuk mund te vihet ne dispozicion kopja e ketij vendimi”.

Sipas vendimit te qeverise te bere publik nga zedhenesi i Ministrise se Brendshme, afati i fundit i aplikimit per leternjoftim per shtetasit qe nuk kishin pasaporte, ishte 10 shkurti. Pas kesaj date, shtetasve pa pasaporte dhe qe nuk kane aplikuar do t’u refuzohet sherbimi nga shteti nese nuk bejne aplikimin.

Por avokati thote se klienti i tij eshte arrestuar 6 dite perpara mbarimit te ketij afati. Tashme ai nuk ben dot mbrojtjen e klientit, pasi nuk ka ne dore vendimin zyrtar te caktimit te mases se sigurise

Top Channel