Rrembimi i El Masri, padi Ministrise se Mbrojtjes

14/02/2009 15:15

Ceshtja El Masri, libanezit te rrembyer ne vitin 2003, e cila ka vene ne levizje drejtesine ne kater vende te botes, perfundon edhe ne gjykaten shqiptare.

Por nuk eshte vete protagonisti i kesaj ceshtjeje qe ka hapur procesin. Ministria shqiptare e Mbrojtjes eshte paditur per mosdhenie informacioni nga nje organizate qe bashkepunon me simotrat e saj ne Amerike dhe Gjermani, per mbledhje informacioni mbi kete ceshtje.

Qendra per Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, perfshire ne nje hetim nderkombetar per te drejtet e njeriut, nuk ka marre dot asnje informacion zyrtar ndaj dhe i eshte drejtuar Gjykates ne Tirane, duke paditur ministrine e Mbrojtjes dhe i kerkon gjykates se kryeqytetit te urdheroje kete institucion per dhenie informacioni mbi ceshtjen El Masri.

Ne pretendimin e saj para gjykates kjo qender thekson se eshte detyruar t’i drejtohet gjykates pasi ne kerkesat e drejtuara Ministrises se Mbrojtjes, por edhe ish- ministrit Mediu nuk ka marre pergjigjje. 46-vjecari libanez, rezident ne Gjermani, u rrembye gjate kohes qe ishte ne Maqedoni dhe mendohet se eshte mbajtur ne nga dhjetori 2003 ne maj 2004 ne Maqedoni dhe ne nje vend prane Kabulit ne Afganistan pas dyshimeve se ishte i implikuar ne terrorizem.

Ai u la nga nje avion ne Kucove dhe eshte transportuar me nje fluturim tregtar nga aeroporti “Nene Tereza” drejt Frankfurtit.

Per kete histori tashme te bere publike kerkohen dokumente zyrtare ne sherbim te nje hetimi qe eshte hapur ne Shkup.

Por ne mugese te marrjes se tyre nga Ministria e Mbrojtjes, eshte kerkuar ndihma e gjykates per ta detyruar Ministrine te ofroje informacionin e kerkuar.  

Aktualisht ne Maqedoni eshte hapur nje proces, ku i kerkohet shtetit maqedonas demshperblim. Nderkohe qe gjykata gjermane i ka dhene te drejte El Masrit duke leshuar urdhera kerkimi per 13 oficere te CIA-s. Nderkaq ne Amerike, El Masri e humbi procesin gjyqesor pasi sipas gjykates vendase rrembimi i tij nuk kishte ndodhur brenda kufinjve te SHBA-se.

Top Channel