Rama: Politika ka marre peng endrren evropiane

14/02/2009 18:20

Nen moton e nje bashkimi te ri pertej ndasive partiake, kryetari i opozites Edi Rama eshte ndalur ne qytetin e Beratit me rrjetin e vullnetareve.

Ne fushaten paraelektorale, shefi i socialisteve po nenvizon domosdoshmerine e ndryshimit, per t’i hapur rruge, sipas tij, “endrres europiane qe eshte marre peng nga politika e vjeter e pabarazise qe verferon njerezit pa pushtet dhe mbingop pushtetaret”.

“Problemet e njerezve qendrojne te pazgjidhura pertej ndasive partiake qe politika i ushqen prej 18 vjetesh, duke i kthyer njerezit ne tifoze, duke importuar dufin e urrejtjes. Politika e vjeter ka arritur te realizoje per 18 vjet me radhe devizen perca e sundo”, tha Rama.

Ne takimet e tij me vullnetaret, kryetari i opozites ka nenvizuar faktin e tranzicionit te gjate 18 vjecar te Shqiperise, te cilit duhet t’i jape fund vota e 28 qershorit dhe krijimi i gjenerates se re. “Politika e re eshte fundi i urrejtjes dhe i cinizimit, eshte renia e barrikades se interesave personale, nepotike e partiake. Politikanet kane ngritur pushtetin me ata qe i cojne ne pushtet, me njerezit”, theksoi shefi i selise roze.  

Top Channel