Ilia Kristo, profesor i i biznesit nderkombetar ne fakultetin ekonomise ne Tirane thote se luhatjet ne kursin e kembimit qe po shoqerohen me zhvleresimin e lekut ndaj Euros dhe Dollarit mund te vazhdojne per nje kohe te pacaktuar.
“Nuk shoh faktore qe mund te kundershtojne prirjen zhvleresuese te Lekut”, u shpreh Kristo.
Zhvleresimi i Lekut ndaj Euros eshte pare si pasoje e krizes ekonomike globale, e cila po shton presionin mbi ekonomine shqiptare, por Kristo mendon se nje pjese e asaj qe po ndodh me kursin ka lidhje dhe me strukturen e brendshme te ekonomise.
“Duke pare krizen vihet re se Shqiperia eshte larg krijimit te industrive konkuruese”, u shpreh Kristo.
Te shtunen 1 Euro u kembye me 129.6 Leke duke pesuar nje ulje fare te vogel por qe gjithesi mbetet e larte krahasuar me nje muaj .
Top Channel ka mesuar se tre dite me pare Banka e Shqiperise, ka vendosur te nderhyje ne treg duke ju shitur bankave private Euro me nje cmim prej 129.7 Leke.
Tashme pikepyetja e madhe eshte nese do te arrijne dot autoritetet te ndalojne kete tendence te dobesimit te Lekut apo koha e Euros se lire ka perfunduar.
Top Channel