Dervishaj: Buxheti, ne dore te prefektit

14/02/2009 15:35

Kryetari i Keshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj ka deklaruar se miratimi i projektbuxhetit tashme varet nga prefekti i Tiranes.(UPDATE)

“Prefekti e ka te qarte te gjithe situaten e zhvilluar. Ia kam shprehur qendrimin tim dhe i kam shpjeguar te gjithe procesit eshte ne pergjegjesine e tij ligjore te marre nje vendim per kete ceshtje”, u shpreh Sokol Dervishaj, kryetar i Keshillit Bashkiak.

 Por sekretari i Pergjithshem i LSI-se Petrit Vasili rikonfirmoi qendrimim politik te LSI-se per te mos e votuar buxhetin.

“Cfaredo qe te ndodhe me kete projekt ne deklarojme qarte se LSI nuk do te lejoje qe te vidhet asnje qindarke nga djersa dhe mundi i qytetareve te Tiranes”, u shpreh Vasili.

Ne seancen e votimit, buxheti i Tiranes mundi te mbledhe shumicen e votave, duke perfshire edhe keshilltaret e disa partive te vogla te djathta, por kryetari i keshillit bashkiak e anuloi votimin duke e konsideruar te pavlefshem.  

Top Channel