Arabia Saudite, per here te pare nje grua ne qeveri

14/02/2009 14:35

Per here te pare nje grua behet pjese e qeverise ne Arabine Saudite. Lajmin e ben te ditur televizioni shteteror.

Mbreti Abdullah ka zgjedhur nje grua ne postin e zevendesministres se Arsimit. Eshte rikompozimi i pare ne ekzekutiv qe pas vitit 2005.

Me nje dekret Abdullah ka emeruar nje minister te ri te Drejtesise, Informacionit, Shendetesise dhe kreun e Gjykates se Larte. Vendimi shihet si nje hap perpara per rolin e gruas arabe ne qeverisje.

Top Channel