Virozat, 11 mije te prekur javen e fundit

13/02/2009 08:20

Shqiperia nuk ndodhet ende ne situate gripale dhe asnje epidemi nuk mund te thuhet se ka cekur vendin.

Por shifrat e te prekurve nga semundjet respiratore jane ne rritje dhe po shtohen nga java ne jave. Megjithate, Instituti i Shendetit Publik nuk ka konfirmuar ende se te semuret jane me grip.

Sipas shifrave te ISHP-se, javen e fundit, jane rritur te prekurit nga infeksionet e rrugeve te frymemarrjes, duke kapur shifren 11 mije. Parashikimet tregojne se me shume qytetare do te preken gjate ketij muaji, duke vazhduar me ritme te larta deri ne fund te marsit, ku kurba e te infektuarve nga gripi do te jete ne majat e sezonit.

Top Channel