Rama ne Kruje: Qeveria, si pushtuesit otomane

13/02/2009 19:50

Ne fokusin e tij kryetari i opozites, Edi Rama ka vendosur keto dite ceshtjet e mjedisit, ne pershtatje kjo edhe me axhenden e turit te tij me vullnetaret.

Rama u ndal ne vecanti ne shkaterrimin e vlerave natyrore te zones se Krujes, qe ne menyre simbolike e ka krahasuar me shkaterrimet e pushtimit te otomaneve pese shekuj me pare.

“Ata qe u perpoqen ta pushtonin kete territor 500 vjet me pare mbahen mend si zjarrvenesit, por sot ata qe qeverisin prej 4 vjetesh do mbahen mend si kafshuesit rreth Krujes”, ka deklaruar Rama.

Rama vuri gishtin e fajit per shkaterrimin natyror ne zonen e Krujes tek korrupsioni galopant, sipas tij, i qeverise.

Shefi i socialisteve preku dhe rendesine qe ka vota per zhvillimin e vendit kur ate e hedh aty ku duhet dhe iu kujtoi banoreve zgjedhjet e vitit 2005, kur u kujtoi te pranishmeve se ata qe e votuan Berishen ne kete zone nuk e votuan per te zhdukur barbarisht pasurine e saj.

“Duke hedhur voten per Berishen nuk e kane menduar se ai dhe qeveria e tij do t’i benin kesaj zone te bekuar demin e pallogaritshem qe po i bejne duke ushtruar nje babzi te jashtezakonshme”, ka pohuar Rama.

Apeli i kryetarit te opozites ne turin e tij me rrjetin e vullnetareve ne qytetet kryesore te Shqiperise eshte i qarte: askush te mos lere bosh vendin po te marre pergjegjesine historike qe i takon per te vendosur fatin e Shqiperise ne zgjedhjet e qershorit.

Top Channel