Pastrimi i Tiranes, proces per riciklimin e mbeturinave

13/02/2009 15:30

Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, gjate nje takimi me studentet e universitetit “Marlin Barleti” ka disktuar mbi mjedisin dhe reduktimin e mbetjeve urbane ne kryeqytet.

Rama ne kete leksion mbi mjedisin tha se kjo fushate synon jo vetem te informoje qytetaret, por edhe t’i beje ate mbrojtesit kryesor te mjedisit.

“Ne synojme te reduktojme mbetjet urbane deri ne 100 kilograme per banor. Kjo eshte domosdoshmeri ne kushtet, kur prodhojme me shume mbetje dhe kur jemi te gjithnje e me te kercenuar nga pasojat e mosreduktimit”, u shpreh Rama.

Kreu i bashkise, Edi Rama,  tha se edukimi dhe sensibilimi i brezit te ri mbi mbrojtjen e mjedisit, ku ne jetojme do te bente qe ne te ardhmen ne te kishim nje qytet te paster.

Kesaj nisme te bashkise se Tiranes synon reduktimin e mbetjeve, respektimin e mjedisit dhe ruajtjen e burimeve natyrore.

 

Top Channel