Falsifikimi i pronave, zyrtaret, ne arrest shtepie

13/02/2009 14:50

Gjykata e Tiranes ka lene ne arrest shtepie tre nga te pandehurit e skandalit te tjetersimit te 48 hektareve toke ne vendin e njohur, si Plazhi i Gjeneralit ne bregdetin e Kavajes.

Fatos Gjuzi, me detyre ish-kreu i Hipotekes, Kavaje, Ali Aliaj punonjes i Agjensise Kombetare te Kthimit te Pronave dhe Petrit Kulloli punonjes ne te njejten zyre jane derguar me arrest shtepie, mase kjo e njejte me ate qe kerkoi prokurori i ceshtjes, Armand Gurakuqi.

Nderkaq eshte lene per jave e ardhshme paraqitja ne gjykate e te pandehurit tjeter Tunxh Vatnika, ish-kreu i Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, pasi u be e ditur se ish- zyrtari nuk ishte kishte dijeni per seancen.

Nderkaq per biznesmenin e ndertimeve, Alban Xhillari, edhe ky i pandehur ne kete ceshtje, gjykata pranoi kerkesen e tij per vendosjen si garanci pasurore te 10 milione lekeve e pare kjo nga togat e zeza si mase shtrenguese deri ne perfundim te hetimeve.

Top Channel