Skandali, korrupsion nga qelia

12/02/2009 15:00

Policia ka vazhduar ta zgjeroje rrethin e te akuzuarve per dhenien dhe marrjen e mites, prej 50 milione lekeve qe Besnik Brraka, nje prej trafikanteve te droges, ofronte ne kembim te uljes se denimit te tij ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Motres se Besnik Brrakes, Violanda Brraka 52 vjec, i eshte komunikuar masa e sigurise me “arrest shtepiak”, pasi gjate pergjimeve rezultonte se do te ishte ajo personi qe do t’i jepte parate prokurorit Aleksander Plepi per te ndermjetesuar per uljen e denimit te Brrakes.

Policia thote se ne asnje rast pergjimi telefonik nuk rezulton se, bashkeshortja e prokurorit, Marsela Balili, qe ka qene edhe kryesuesja e trupes se gjyqtareve ne ngarkim te Brrakes, te jete e permendur ne biseda.

Ceshtja e prokurorit kishte dale rastesisht ndersa policia pergjonte telefonin e nje trafikanti, i cili nga qelia drejtonte operacionin per shitjen e nje sasie heroine ne Lezhe. Paralelisht me drejtimin e shitjes se droges, ai bente edhe ndermjetesimin me prokurorin Plepi per lirimin e shokut te tij te qelise.

Policia ka nderhyre njekohesisht ne te dyja rastet, duke ndaluar prokurorin Plepi mesditen e djeshme, ndersa ka nderhyre ne mbremjen e se merkures duke arrestuar tre persona per trafik droge ne momentin kur do te behej shkembimi i droges.

Top Channel