Rama: Te ringrejme besimin

12/02/2009 15:25

Kryetari i opozites, Edi Rama, i dha jehone gjate takimit te tij me vullnetare te PS-se, ne qytetin e Lacit, ceshtjeve mjedisore.

Por zoti Rama i kushtoi rendesi ne fjalen e tij edhe vizionit te tij mbi endrren e hershme te shqiptareve, per nje Shqiperi si gjithe Europa, e cila sipas tij eshte marre peng nga politika e vjeter.

Disa muaj para fushates zgjedhore kur PS, po numeron mbrapsht ditet e qeverise, kryetari Rama ka hyre ne fazen e premtimeve konkrete. Pas arsimit premtimi i radhes i kushtohet ceshtjes se mjedisit.

“Ne do ta pastrojme Shqiperine nga plehrat e kudondodhura dhe nga mbeturinat urbane qe jane bere shembulli me i keq qe ne i japim femijeve tane”, u shpreh Rama.

Ne vemendjen e socialisteve nje rendesi do te marre edhe pastrimi i zonave bregdetare dhe lumenjve.

“Brenda 4 vjetesh asnje qese plastike nuk do te hidhet me ne plazhe, oborret, publike, qe do te jene cliruar perfundimisht nga makthi i qeseve. Ne nuk mund ta respektojme atdheun me pak se shtepine tone”, u shpreh Rama.  

Kreu i PS-se, Rama, falenderoi rrjetin e vullnetareve ne Lac, per besimin qe tregojne pikerisht sot kur besimi sipas kryetarit te PS-se, ka hyre ne krize besimi bashke me Shqiperine e tradhetuar sipas tij nga politika qe nuk mban premtimet.

Top Channel