Mediu: Hetimi i Prokurorise, i motivuar politikisht

12/02/2009 11:25

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaron se hetimi i prokurorise per ceshtjen e Gerdecit nga Prokuroria e Pergjithshme, eshte i motivuar politikisht.

Duke pranuar, se organi qendror i akuzes i ka komunikuar akuzen per tragjedine e Gerdecit, Mediu theksoi ne kuvend se Prokuroria kerkon te laje duart per tragjedine e Gerdecit me hetimin e 20 personave.

“Prokuroria ngriti dje akuzen e re te bashkepunimit me nje kompani amerikane”, njoftoi Mediu,.

“Dje Prokuroria, me akuzoi per bashkepunim me ushtararaket e Ministrise se Mbrojtjes. Prokuroria me akuzoi se kam vepruar ne baze te interesave te mia personale. Dje prokuroria me akuzoi se nuk kam respektuar MSA-ne”, u shpreh Mediu, i cili shtoi se demontimi i municioneve te teperta behet ne kuader te MSA-se.

Ish-ministri shprehet se per mese nje vit ka kerkuar te pyetej nga Prokuroria e Pergjithshme per te zbardhur te verteten, po asnjehere gjate kesaj kohe nuk ka marre pergjigje.

“Dje Prokuroria thirri ne akuze te gjithe Ministrine e Mbrojtjes dhe nuk kam dyshimin me te vogel se e gjithe Ministria eshte ndjere keq per tragjedine qe ka ndodhur”, u shpreh Mediu.

Mediu u shpreh se gjate gjithe ketyre koheve ka duruar akuzat e ngritura ndaj tij, per respekt te viktimave te tragjedise, por shtoi se eshte i vendosur qe te gjeje pergjegjesit e vertete te tragjedise.

Balla: Berisha turpi i Shqiperise

Deputeti socialist, Taulant Balla, nje dite pas komunikimit te akuzes ndaj ish-ministrit te Mbrojtjes per Gerdecin, deklaroi ne kuvend se Prokuroria ka thirrur zyrtarisht te pandehur te gjithe qeverine per tragjedine e 15 marsit.

“Dje qeveria u thirr zyrtarisht e pandehur per kete krim shteteror dhe Berisha eshte i pandehuri politik dhe moral i tragjedise se Gerdecit”, u shpreh Balla.

Deputeti akuzoi kryeministrin se po turperon Shqiperine perpara opinionit nderkombetar, duke qene pjese e nje trafiku armesh, duke vjedhur parate per rrugen historike dhe duke abuzuar me projektin jugor te Shqiperise.

Top Channel