Korce, deshmoret e luftes ende gjalle

12/02/2009 21:20

Por ndersa Drejtoria e pergjithshme e gjendjeve civile ka deklaruar edhe ne KQZ se eshte pastruar rregjistri themeltar, problemet me regjistrat e gjendjes civile shenojne te tjera rekorde te pabesueshme.

Ne Korce figuron ende ne listen e njerzve te gjalle nje partizan qe eshte vrare nga gjermanet qe ne vitin 1943. Edhe pse eshte shpallur deshmor dhe figuron ne listen e te reneve te luftes, Sotir Coci eshte i gjalle ne regjistrat e shtetit.

I biri i tij, Ilia Coci tregon per Top Channel se si babai i tij eshte vrare nga gjermanet dhe nuk eshte cregjistruar ne gjendjen civile.

“Babai im ka rene ne lufte dhe nuk eshte cregjistruar ende. Ne atehere ishim te vegjel dhe nuk kishte kush ta cregjistronte. Ate e vrau nje gjerman dhe trupin e moren”, rrefehet Ilia Coci.

Por si Sotir Coci ka edhe shume te tjere, qe edhe pse te vdekur rezultojne te gjalle. Nuk eshte cudi qe keta persona te kene qene ne listat zgjedhore.

Top Channel