Kodheli: Te nxjerrim mesime nga sondazhet

12/02/2009 21:50

“Sondazhet jane pjese e demokracise dhe duhet t’i pranojme. Nuk eshte me e rendesishme qe sondazhi te hyje si qellim, por te nxjerrim mesime nga sondazhet”.

Keshtu ka deklaruar zedhenesja e kryesise se PS, Mimi Kodheli, duke diskutuar mbi sondazhet e zhvilluara se fundmi ne Shqiperi, ne emisionin “Top Story” ne TCH.

Sipas saj, ne nje sondazh nuk duhen pare renditjet e partive, por problemet qe shqetesojne qytetaret shqiptare.

“Kjo na ndan neve me politiken qe drejton sot. Sondazhi nuk duhet te shikohet se ne c’vend renditet PS, por tek fakti se 63% e popullit ka thene se e shqeteson papunesia dhe kriza ekonomike”, ka pohuar Kodheli.

Me tej, duke i bere referim sondazhit te “Zogby” ne Top Channel, Kodheli ka theksuar se nuk ndihet e cuditur me renditjen qe i eshte bere Partise Demokratike.

“Ne duhet te kuptojme cfare na meson ky sondazh. Ku eshte politika shqiptare dhe ku duhet te ishte. BE-ne dhe NATO-n nuk mund ta arrijme me ngjarje si ajo e Gerdecit dhe me ceshtje si ajo e Fazllic. Une nuk habitem qe PD ndodhet ne 30%. PD duhet te jete e lumtur me kete renditje duke pare keqqeverisjen e saj”, ka shtuar Kodheli.

Top Channel