Itali, plagoset gjate vjedhjes i riu shqiptar

12/02/2009 16:40

Nje shtetas shqiptar, Hekuran Martini, 24 vjec, ka mbetur i plagosur ne Itali pasi me nje bashkepunetor kishte hyre per te vjedhur ne nje banese ne nje krahine te Kazertes.

Sic raportojne mediat italiane, 24-vjecari shqiptar eshte plagosur nga pronari i shtepise, i cili i ka ndjere teksa hynin ne ndertese.

Sipas burimeve, i zoti i shtepise, i armatosur me nje pistolete te rregullt, u ka bere thirrje hajduteve qe te largoheshin, por Martini ka nxjerre nje pistolete prej lodre per ta trembur.

Ne kete pike pronari ka hapur zjarr ndaj shqiptarit, i cili pas plagosjes eshte arratisur me bashkepunetorin.

Policia ka arritur ta gjeje ate ne spitalin e krahines, ku dhe ndodhet nen kontrollin e karabiniereve, jashte rrezikut per jeten.

Top Channel