SHBA, tjeter tragjedi me arme ne shkolla

11/02/2009 21:05

Serish nje ngjarje tragjike ne shkollat e Shteteve te Bashkuara, qe ka rihapur debatin mbi qarkullimin e lire te armeve.

Ne Karolinen e Veriut, nje djal i nje shkolle te mesme ka nxjerre nje pistolete te kalibrit 22 nga canta dhe ka qelluar nje shokun e tij.

Ngjarja ka ndodhur teksa te dy adoleshentet ndodheshin ne autobuzin qe po i transportonte ne shkolle, por sipas hetuesve ajo mund te kete qene aksidentale.

Sipas burimeve, djali e ka gjetur armen ne shtepi dhe e ka marre me vete ne shkolle per t’ua treguar shokeve dhe e shtena ka ardhur ne menyre te pavullnetshme. Per momentin ndaj adoleshentit nuk eshte ngritur asnje akuze.

Top Channel