Sekuestrohen ne nje nate 32 automjete te vjedhura

11/02/2009 16:05

Policia e kryeqytetit ka bere goditjen me te madhe te viteve te fundit ne kapjen e automjeteve te vjedhura. 32 makina benz mercedes jane kapur brenda nje nate nga seksioni vjedhjeve te automjeteve.

Automjetet e kapura gjate mbremjes se te martes perbejne ne total 85 perqind te automjeteve te vjedhura ne Shqiperi vetem ne janar, cka eshte shifra me e larte e arritur ndonjehere brenda nje operacioni te vetem.

“Iu vune prangat Llukat Ymerit, Arjan Zefit dhe Burim Jelles. Pas kontrollit te ushtruar ne nje servis u kapen 32 makina benz pa dokumenta”, u shpreh Arben Nasufi, shef I Kontrollit te Territorit dhe Patrulles se Pergjithshme.

Gjithashtu policia e Tiranes ka arrestuar gjate nje operacioni te koduar “Sharra”, 9 persona pasi rezultonin te kishin vjedhur 6 dyqane, kater apartamente banimi, nje farmaci dhe tre bar lokale ne dy muajt e fundit.

Top Channel