Meta: LSI, force e pare

11/02/2009 15:25

Levizja Socialiste per Integrim ka hedhur poshte rezultatet e publikuara nga sondazhet me te fundit per rezultatet e zgjedhjeve te vitit 2009, duke i cilesuar ato si manipulime te dy forcave te medha.

“Sondazhet nuk e ndalojne dhe pengojne dot ndryshimin e jashtezakonshem qe po ndodh cdo dite ne Shqiperi. Tmerri i kryetarit te Partise Demokratike dhe kryetarit te Partise Socialiste, eshte se ka dy tendenca qe votuesit nga PD vijne te LSI dhe nga PS vijne te LSI”, u shpreh Meta.

Duke folur specifikisht per sondazhin e se martes ne mbremje, publikuar ne Top Channel, Meta vuri ne dyshim kredibilitetin e kompanise “Zogby”, persa i perket parashikimeve per zgjedhjet ne vende te ndryshme te botes ndaj edhe ne rastin e Shqiperise sipas tij ka gabuar.

“Nuk mundet te besohet nje kompani, e cila ne nje nga garat me te rendesishme presidenciale ne Brazil ka gabuar me 20 perqind. Keto jane “Fazllic-kompani” dhe bejne “Fazllic-sondazhe”, u shpreh Meta.

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, u shpreh i sigurt se partia e drejtuar prej tij do te thyeje monopolin e krijuar nga dy forcat e vjetra PS dhe PD.

“LSI do te dale force e pare ne 28 qershor bashke me koalicionin e saj”, u shpreh Meta.

Top Channel