“Gerdeci”, Mediu, i pandehur

11/02/2009 15:00

Ish ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu i eshte komunikuar nga prokuroret e ceshtjes se Gerdecit akuza e shperdorimit te detyres e kryer ne bashkepunim, ne lidhje me tragjedine e Gerdecit me 26 viktima dhe mese 300 te plagosur. (UPDATE)

Per mese nje ore ish-ministri Mediu ka qene ne organin qendror te akuzes me ne krah avokatin e tij Ardian Visha, ku dhe eshte njohur me shkeljet qe prokuroret i atribuojne atij vecanerisht per pjesen e zgjedhjes se Gerdecit, si vendi ku do demontoheshin municionet, si dhe transportimit te municioneve nga depot me kamionet e ushtrise per llogari te kompanise se Delijorgjit. 

Me heret ne mengjes ne Prokurorine e Pergjithshme ishin per t’u njohur me akuzen e shperdorimit te detyres edhe ish- ushtarake te larte te Forcave te Armatosura, ih-shefi i Shtabit te Pergjithshem, gjeneral. lejtnant. Luan Hoxha, ish-komandanti i Forces se Bashkuar, Shpetim Spahiu, ish-komandanti i Forcave Mbeshtetese, Zija Bahja, avokati i ish-komandantit te Logjistikes, Dashnor Caushi, te gjithe keta te shkarkuar nga detyra menjehere pas tragjedise se Gerdecit.
 
Por vec ish-krereve te ushtrise, ishin ne prokurori edhe ish-zyrtare tre tjere te larte te Ministrise se Mbrojtjes, si ish- sekretari i pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes, Ardian Mullai qe ashtu si edhe te tjeret u njoh me aktet dhe akuzen.

Prokuroret e Gerdecit, qe kane perfunduar mbremjen e vone te se martes, te gjitha aktet per secilin nga te pandehurit do te vijojne me thirrjen e ish-ushtarakeve te tjere, te cileve do t’u komunikohet akuza, ndersa pritet qe Prokuroria e Pergjithshme te kete nje njoftim zyrtar per kete ceshtje.

Top Channel