“Gerdeci”, Fatmir Mediu, i pandehur

11/02/2009 14:15

Ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i eshte komunikuar akuza e shperdorimit te detyres per ceshtjen e Gerdecit.

Ka qene avokati mbrojtes i ish-ministrit qe e ka konfirmuar lajmin.

Ne nje prononcim per mediat, ne dalje te Prokurorise se Pergjithshme, avokati mbrojtes, Ardian Visha, ka deklaruar se organi i akuzes nuk ka vepruar ne menyre te drejte ndaj Mediut ne vecanti, por edhe ndaj disa kategorive te tjera ne pergjithesi.

“Kerkesa e prokurorise nuk sjell asgje te re dhe asnje argument te ri”, u shpreh Visha, ndersa nuk ka pranuar t’i pergjigjet pyetjeve te gazetareve.

Ne tragjedine e Gerdecit, me 15 mars te vitit te kaluar humben jeten 26 persona e u plagosen mbi 300 te tjere, si pasoje e shperthimit te fabrikes se demontimit te armeve.

Top Channel