“Dosjet”, KiE: Te ndryshohet ligji

11/02/2009 15:10

Reporteret e Keshillit te Europes jane shprehur me tone te ashpra ndaj asaj qe e kane quajtur sjellje mosbashkepunuese e qeverise me institucionet nderkombetare, perfshire edhe Keshillin, per shqetesimet e renda nderkombetare per Ligjin e Lustracionit. (UPDATE)

Reporteret e Keshillit te Europes, u priten fillimisht nga kryeministri Berisha, i cili u tha se ne Shqiperi ka nje konsensus te gjere per nje Ligj Lustracioni.

Sipas kryeministrit, kjo vertetohet nga paraqitja ne Kuvend e tre projektligjeve te ndryshme nga tre forca politike. Duke perseritur argumentin se ligji shqiptar eshte bazuar mbi modelin cek, kryeministri u shpreh i gatshem per bashkepunim me Keshillin e Europes ne zbatimin e ligjit.

Takimi me kryeministrin zgjati pertej parashikimit dhe vonesa e shkaktuar per takimin tjeter me Presidentin e Republikes, vuri ne siklet protokollin e Kuvendit. Por edhe me kreun e shtetit, reporteret kaluan plot 40 minuta koke me koke.

Ne dalje britaniku David Wilshire shpjegoi se dy ishin arsyet e vecanta qe i kishin sjelle ne Tirane: Permbajtja e Ligjit te Lustracionit dhe menyra sesi u vendos zevendesimi i kryetarit te delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare.

“Mendoj se ne lidhje me ceshtjen e dyte kjo eshte prerogative e cdonjerit prej 45 vendeve anetare te Keshillit te Europes, me kusht respektimin e rregullave. Ndaj s’kam asnje koment ne lidhje me njerezit qe jane zgjedhur, kjo eshte nje ceshtje qe i takon teresisht shqiptareve se ke dergojne. Ne jemi te interesuar per procedurat dhe ne do te bejme nje raport kur te kthehemi ne Strasburg”, u shpreh Wilshire.

Reporteri shtoi se jane ne Tirane per te ndihmuar per Ligjin e Lustracionit.

“Ju keni nje qeveri ne vendin tuaj qe do te beje dicka, nga ana tjeter kemi opinion nderkombetar qe eshte i shqetesuar. Gjeja e pare qe dua te them ne lidhje me kete eshte qe mendoj se askush nuk sugjeron qe Shqiperia te mos kete nje Ligj per Lustracionin. Edhe njehere: kjo eshte nje ceshtje e shqiptareve. Pra ne nuk jemi ketu qe te shohim nese duhet apo nuk duhet te keni nje ligj, ne jemi ketu per te pare detajet e ligjit, sa ne perputhje jane me te drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor. Ne gjithashtu jemi ketu qe te shohim nese mund te permiresojme dicka, dhe ne kete fryme, besoj se do te disktuojme serish”, u shpreh Wilshire.

Ndersa reporteri tjeter Jakkso Laakso, deklaroi se vjen ne Shqiperi, pas disa vizitave te tjera dhe ka konstastuar se qeveria e Shqiperise ka qene shume e gatshme per te bashkepunuar me Keshillin e Europes dhe komunitetin nderkombetar.

“Por eshte shume e habitshme qe kete radhe qeveria e Shqiperise nuk ishte e gatshme per te bashkepunuar me konsensus per te ripare Ligjin e Lustrimit me organizma nderkombetare si Keshilli i Europes. Ndaj mendojme se nuk eshte me vend qe Keshilli i Europes te rishohe ligjin. Ne mendojme t’i kerkojme nje opinion Komisionit te Venecias ne lidhje me permbajtjen e ligjit te lustrimit. Duket se permbajtja duhet te ndryshoje, sepse kaq shume organizata nderkombetare – jo vetem Keshilli i Europes – kane qene kaq kritike ne lidhje me permbajtjen! Dhe per fat te keq qeveria e Shqiperise nuk ka qene e gatshme per bashkepunim me ne per ta ripare kete. Ne shpresojme qe qeveria e Shqiperise te ndryshoje mendim ne lidhje me bashkepunimet e ardhshme me organizaten tone”, u shpreh Laakso.  

Sipas raportuesve Komiteti i Monitoruesve mund te marre nje vendim jo me vone se 31 marsi.  

Top Channel