PS: Ne krye te policise, vjedhesit e votave

10/02/2009 16:35

Partia Socialiste, i rikthehet shqetesimit te saj per mungesen e sigurise ne vend dhe se rendi publik po goditet nga ngjarje te renda.

“Rendi yne vijon te goditet me ngjarje te renda, ndersa kryeministri Berisha emeron ne krye te policise, persona me karriere te spikatur ne vjedhjen e votave”, u shpreh sekretari ne PS, Ylli Manjani.

Sipas tij, qeveria dhe kryeministri nuk mund te garantojne rend dhe siguri per shqiptaret per aq kohe sa nuk kane kerkuar ende falje per shperthimin e Gerdecit

“Nuk ka sesi Berisha te garantoje rend dhe siguri, kur ai vete eshte i rreshtuar ne anen e te pandehurve, duke krijuar nje ngjarje teper te rende per sigurine publike. Nuk ka sesi te kete rend, kur gjykatesit e shtetit dhunohen nga krimi”, u shpreh Manjani.

Rasti me i fundit ku njeri nga gjyqtaret e Gjykates se Larte u qellua me arme, sipas PS-se eshte shprehja me e rende e kapitullimit te shtetit para krimit.

Top Channel