Zaloshnja: Sondazhi i vitit 2005, i perafert me rezultatet

09/02/2009 21:35

Analisti Eduart Zaloshnja ka komentuar ne “Shqip” temen e sondazheve, duke theksuar se sondazhi i bere ne vendin tone tre jave para zgjedhjeve ne vitin 2005, ka qene shume i perafert me rezultatet.

“Gje me te rendesishme se sa rezultati i zgjedhjeve ne nje demokraci nuk ka. Jam i prirur qe te shoh anen e mire te sondazhit. Ne kemi qene te fundit ne kontinentin tone qe kemi bere per here te pare zgjedhje dhe ne jemi te fundit qe kemi bere sondazhe”, thekson Zaloshnja.

Ne vijim te bisedes, ai ka pranuar se sondazhi i pare politik ne vendin tone eshte bere para zgjedhjeve te vitit 2005. “Ne sondazhin me pyetje politike, problemi me i madh eshte se pergjigjet jane “nuk e di”. Njerezit druhen te thone ate qe mendojne. Ka me vertete disa qe jane te pavendosur, por duke qene nje perqindje e madhe, me ben te mendohem se populli nuk e ka ende kete kulture. Sondazhi eshte nje fotografim i atij momenti dhe i atij opinioni qe kane ata njerez kane”, thekson Zaloshnja.  

Top Channel