Rama, denoncon pushtetin e varferise

09/02/2009 16:35

Turin e saponisur me rrjetin e vullnetareve ne te gjithe qytetet e vendit, kryetari i opozites e vijoi ne qytetin e Fierit.

Duke i konsideruar te rinjte si lajmetare te ndryshimit, shefi i PS, preku varferine kur tha se politikanet e tregojne varferine qe prej 18 vitesh, si shenjestren e luftes se tyre dhe shqiptaret cdo dite vihen ne shenjester nga qeveria.

“Ne do te fillojme duke e cliruar konkurrencen, duke e nxitur sipermarrjen, jo me format primitive, po me barazi shansesh dhe trajtim te barabarte”, u shpreh Rama.

Kryetari i opozites premtoi bashkim te ri te qytetareve qe sipas tij do t’i jape jete nje qeverie qe do te garantoje trajtim te barabarte kushtetues te qytetareve te Republikes, jo vetem para ligjit por edhe te mundesive per te jetuar.

“Zgjedhjet e 28 qershorit jane tuajat, jane te cdo shqiptari qe nuk pajtohet dot me pushtetin e nje familjeje te vetme. Fitorja nuk do te vije per te nderruar qeverine, por per te nderruar epoken e politikes se vjeter te politikaneve, me epoken e politikes se re te qytetareve”, u shpreh Rama.

Kreu i opozites e sheh fitoren e zgjedhjeve te 28 qershorit si mundesi per te bashkuar fjalet me veprat dhe politiken me problemet e njerezve.

Top Channel