Mandatet, KQZ miraton ne parim dokumentin

09/02/2009 12:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot në parim aktin që ndan mandatet për deputet për cdo zonë zgjedhore të Shqipërisë.

Por, me kërkesë të përfaqësuesve të partive politike të akredituar pranë KQZ-së, Komisioni vendosi të shtyjë për të enjten shqyrtimin dhe miratimin në brendësi të aktit. Kjo u bë për t’i lënë kohë përfaqësuesve të partive politike të krahasojnë të dhënat e paraqitura në këtë akt, me të dhënat e regjistrit kombëtar të gjendjes civile.

Pasi të miratohet nga KQZ, numri i mandateve të deputetëve për secilën zonë zgjedhore do t’i paraqitet Kuvendit, i cili në bazë të Kodit Zgjedhor, i miraton me procedurë të përshpejtuar.

Pavarësisht numrit përfundimtar të mandatave që do të miratohet nga KQZ dhe nga Kuvendi, një gjë është e sigurt: numrin më të ulët të deputetëve do ta ketë Qarku i Kukësit dhe numrin më të madh Qarku i Tiranës.
 

Top Channel