Kosova heq taksat per fluturimet Tirane-Prishtine

09/02/2009 08:30

Ulen cmimet per fluturimet Tirane-Prishtine dhe anasjelltas.

Nga dje, per fluturimet e kesaj linje, ka filluar te zbatohet ne praktike vendimi i marre nga ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit te Kosoves, Fatmir Limaj, dhe Autoritetit te Aviacionit Civil te Kosoves, per heqjen e takses prej 20.53 eurosh per te gjitha udhetimet ne linja ajrore jo me te gjata se 200 kilometra nga Aeroporti Nderkombetar i Prishtines.

Drejtori menaxhues i Aeroportit Nderkombetar te Prishtines, Agron Mustafa, tha se ky eshte hapi i pare lehtesues financiar qe eshte krijuar per te gjithe udhetaret qe fluturojne ne nje largesi ajrore jo me te gjate se 200 kilometra nga Aeroporti Nderkombetar i Prishtines.

“Me keto veprime te fundit te autoriteteve kosovare jane krijuar kushtet per uljen e çmimit te biletes ne nje shume prej rreth 30 eurosh”, u shpreh drejtori Mustafa. Zbritja e çmimit te biletes ne vleren e takses eshte konfirmuar edhe nga perfaqesues te kompanive qe operojne ne keto linja te shkurtra.

Pritet qe edhe qeveria shqiptare te marre te njejten mase ne menyre qe cmimi i biletes Prishtine-Tirane te bjere ne nivel te perballueshem.

Top Channel