Korrupsioni, nje plage serioze

09/02/2009 16:55

Korrupsioni nuk eshte ekskluzivitet i pushtetit qendror ne Tirane. Te dhenat flasin per nje shtrirje deri ne qelizat me te vogla te pushtetit.

Gjate prezantimit te nje studimi mbi kete fenomen, ambasadori britanik, Fraser Wilson, tha se korrupsioni mbetet nje nga problemet me serioze te Shqiperise.

“Raporti i progresit per Shqiperine per 2008 nga Komisioni Europian citon se korrupsioni ngelet nje problem vecanerisht serioz per Shqiperine. Korrupsioni nuk mund te adresohet vetem ne kryeqytet, duhet te luftohet ne Tirane dhe ne periferite e saj”, u shpreh Wilson.

Sipas ambasadorit, kryetaret e bashkive por edhe anetaret e Keshillit Bashkiak do te jene ne pushtet deri ne vitin 2011 ndaj duhet te prezantohen mjete te reja lokale per luftimin e korrupsionit.

“Me evoluimin e procesit te decentralizimit, pesha ne fushen e ofrimit te sherbimeve ka ardhur duke u rritur dhe per rrjedhoje pritshmerite kane ardhur duke u rritur”, u shpreh drejtorja e partnerit-Tirane, Juliana Hoxha.  

Studimi, i cili vlereson sherbimin ndaj qytetareve dhe pengesat apo vonesat qe krijohen eshte zhvilluar ne qytetin e Rubikut, ne njesine bashkiake numer 1 dhe 5 ne Tirane, si dhe ne Elbasan, Korce, Kucove.

Top Channel