Kimikatet dhe municionet kercenojne Fierin

09/02/2009 08:40

Fieri konsiderohet ende nje zone e rrezikuar nga municionet dhe lendet helmuese.

Kjo deklarate alarmante ka ardhur nga Komisioni i Emergjencave Civile ne Prefekturen e Fierit, pergjegjesi i se ciles deklaron se Fieri eshte i rrezikuar nga 20 tone municione qe ndodhen ende te depozituara ne repartin ushtarak te Grizes, ne afersi te Patosit, si dhe nga nje sasi e madhe lendesh kimike qe ndodhen ne ish-uzinen e Azotikut, ne periferi te Fierit.

Nje material te detajuar per rreziqet qe i kanosen Fierit, Komisioni i Emergjencave Civile ia ka percjelle prefektit Shahin Bejdaj. Ky i fundit pohon se per kete rrezik ka vene ne dijeni instancat me te larat shteterore, qeverine dhe Parlamentin.

Ne depot e municionit ne fshatin Grize, nga 2300 tone municione jane larguar 90 perqind e sasise dhe kane mbetur 20 tone, qe jane municione te mbledhura pas vitit 1997 dhe qe pritet te largohen, ose asgjesohen se afermi.

Duhet thene se ka nje sasi te madhe municionesh qe paraqesin rrezik gjate transportit, ndaj eshte pare e arsyeshme qe ato te asgjesohen ne vend. “Ky aksion do te realizohet nga specialiste te fushes se demontimit, si dhe nen masa te rrepta sigurie teknike”, tha prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj.

Top Channel