Greqia, monitorim “Dosjeve”

09/02/2009 15:10

Politikisht, Tirana dhe Athina nuk kane ndonje ceshtje delikate te mbetur pezull mes tyre, pasi me viziten e ministres se Jashtme greke ne Shqiperi, Dora Bakojanis eshte zgjidhur edhe zyrtarisht ceshtja e varrezave greke ne Shqiperi. (UPDATE)

Por ne pozicionin e kryesueses se radhes se OSBE-se, ministrja e jashtme greke, Dora Bakojanis, ka lene hapur ceshtjen e ligjit te Lustracionit, kur paralajmeroi qeverine shqiptare per monitorim te rrepte ne cdo hap qe ka te beje me zbatimin e ligjit.

“Ne kemi shprehur shqetesimet tona rreth ketij ligji. E kemi diskutuar me qeverine shqiptare dhe ne do ta ndjekim nga afer zbatimin e ketij ligji”, u shpreh Bakojanis.

Firmosja e marreveshjes per varrezat e ushtareve greke ne Shqiperi i ka hapur rruge gjithashtu edhe ratifikimit nga Greqia te protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, c’ka sipas ministres se Jashtme greke do te ndodhe javen e ardhshme. Zonja Bakojani konfirmoi ne Tirane mbeshtetjen e Athines edhe per dy ceshtje te tjera te rendesishme per Shqiperine, liberalizimin e vizave dhe paraqitjen e kerkeses per statusin e vendit kandidat.

“Kjo eshte nje pyetje shume e thjeshte. Pergjigja eshte po. Po per te dyja. Po,ne mbeshtesim liberalizimin e vizave. Per ne eshte shume e rendesishme levizja e lire e qytetareve te Ballkanit Perendimor. Dhe tjetra, po ne mbeshtesim perspektiven europiane te Shqiperise”, u shpreh Bakojanis.

Por per te marre nje vendim perfundimtar per Shqiperine, Bashkimit Europian i duhet te prese te pakten deri pas zgjedhjeve te qershorit.

Dhe si kryetare e radhes se OSBE-se, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis dha nje mesazh te forte per mbikeqyrjen e procesit dhe cilesine e tij.

“Vezhguesit do te jene ketu dhe jam e sigurte se eshte ne interes te te gjitheve ne Shqiperi qe te zhvillohen zgjedhje te mira dhe te drejta”, u shpreh Bakojanis.

Top Channel