Grammy Awards, triumfojne Plant e Krauss

09/02/2009 09:40

Robert Plant dhe Alison Krauss triumfuan ne ceremonine e ndarjes se cmimeve Grammy Awards 2009. Ish-kengetari i “Led Zeppelin” dhe mbreteresha amerikane e muzikes country fituan pese statuja, fale bashkepunimit ne albumin “Raising Sand”.

Grupi britanik “Coldplay” u nderua me tre cmime, se bashku me Lil Wayne. “40 vjet pas heres se pare ne kete qytet, gjithcka me duket ndryshe. Eshte fantastike, ju faleminderit, eshte nje menyre e mire per te kaluar te dielen”, u shpreh Palmer pas marrjes se cmimit. Coldplay u vleresuan per hitin me te mire te vitit “Viva La vida” dhe per albumin me te mire rock.

Lil Wayne, u shpall fitues per albumin me te mire rap dhe kengen me te mire rap, “Lollipop”. Britanikja Adele u vleresua kengetarja me e mire e re dhe best vocal, duke lene pas ne kete gare Duffy dhe “Jonas Brothers”. Edhe gjate ketij edicioni te ndarjes se cmimeve nuk munguan duetet, ndersa ceremonia u hap me hitin e ri te U2, “Get On Your Boots”. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA