Ka rene ne sy mungesa e Rihannes gjate ceremonise se Oscar-ve te muzikes, te zhvilluar mbreme ne Los Anxhelos. Kengetarja flitet se ka hequr dore nga pjesemarrja, pasi eshte sulmuar nga i dashuri, kengetari Chris Brown.
Sipas disa agjencive te lajmeve, Brown eshte arrestuar, eshte marre ne pyetje dhe me pas eshte liruar me kusht, pasi ka paguar 50 mije dollare. Ngjarja ka ndodhur disa ore perpara nisjes se ceremonise, kur u raportua se ai kishte kercenuar ne makine nje grua. Policia nuk e ka bere te ditur identitetin e saj, por besohet se behet fjale per te dashuren e tij, pop star-in Rihanna.
Si Brown dhe Rihanna nuk u shfaqen ne ceremonine e Grammy Awards dhe shume media spekuluan se ishte ajo gruaja e paidentifikuar. Rihanna njoftoi pak perpara nisjes se ceremonise se nuk do te paraqitej. Ajo dhe Brown ishin te kandiduar ne disa kategori.
Sipas policise se Los Anxhelos, debati nisi kur cifti ndodhej ne makine. Ata dolen me pas jashte dhe situata u perkeqesua. Policet thane se vajza kishte pesuar demtime ne fytyre, pasi ishte qelluar nga Brown, qe me pas ishte larguar.
Top Channel