Cili: Sondazhet duhet te kthehen ne biznes

09/02/2009 21:50

Sipas analistit te njohur Henri Cili, problemi me sondazhet ne Shqiperi eshte se nuk jane kthyer ende ne nje sektor fitimprures.

“Fakti qe operatoret qe kane kryer sondazhe nuk kane qene biznes, kjo eshte shume e rendesishme pasi ka ndikuar ne besueshmerine e tyre. Problemi kryesor eshte qe sondazhi nuk eshte bere plotesisht biznes ne Shqiperi”, ka pohuar Cili ne emisionin “Shqip” ne TCH.

Sipas tij, ne Shqiperi jane hedhur hapat e pare, por ka ende shume per t’u bere, ne menyre qe rezultatet e sondazheve te jene te besueshem.

“Ne Shqiperi nuk ka nje shoqeri sondazhesh qe te kete bere emer. Ka sondazhe qe bejne operatore ekonomike e politike, por ky eshte nje hap i pare qe te drejtat jane te kapercyeshme. Qellimet e aktoreve qe kane nisur per te bere sondazh nuk kane qene shume te ndershme”, ka shtuar Cili.

Top Channel