Celibashi: Sondazhet i rezervojne njerezit

09/02/2009 21:45

“Nisma e pare serioze per te bere nje sondazh per zgjedhjet ne Shqiperi ka qene ne vitin 2005”. Me kete koment e ka nisur biseden ne “Shqip” per temen e sondazheve ish kreu i KQZ-se, Ilirjan Celibashi.

Sipas juristit dhe shefit te ECA-s, sondazhet e proceseve politike i rezervojne njerezit. “Rezerva eshte me e madhe per faktin se prej vitit 1990, antagonizimi politik eshte gati ne ekstrem dhe eshte e veshtire qe te gjendet nje ze i pranuar dhe i besuar nga te gjitha palet. Klasa jone politike nuk i pelqen, sidomos ne rastin kur nuk e gjen veten te pasqyruar ne nje rezultat te mire”, nenvizon Celibashi.

Sipas tij, publiku nuk eshte i pergatitur per sondazhet, qofte per rezultatin qofte edhe per te marre pjese. “Kam pare qe serioziteti apo deshira per t’u angazhuar ne sondazh, gati mungon. Shpesh here e ke te veshtire te kuptosh nese njerezit jane te angazhuar seriozisht. Ne demokracite e zhvilluara njerezit kane krijuar besim ne sondazhe. Ne deshtojme ne berjen e sondazhit sepse persona qe thirren ne sondazh, nuk kane vullnet. Duhet te inkurajojme pjesemarrjen e publikut ne sondazhe”, vijon juristi.  

Top Channel